Konsulencë për Monitorimin dhe Vlerësimin e projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes

Konsorciumi i përbërë nga IDRA Research & Consulting (udhëheqës) dhe Instituti i Studimeve Ekonomike dhe Transferimit të Dijes (anëtare) është shpallur fitues nga Banka Botërore / Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në shërbimin e konsulencës " për Monitorimin dhe Vlerësimin e projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes "(WRIP).

Projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes (WRIP) zbatohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe financohet nëpërmjet një kredie nga Banka Botërore.

Projekti është në vitin e pestë të zbatimit dhe komponentët kryesorë të tij janë:

  • Rehabilitimi i digave dhe sistemit të ujitjes dhe kullimit
  • Mbështetje Institucionale për Ujitjen dhe Kullimin
  • Mbështetje Institucionale për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore
  • Mbështetja në Zbatim

Objektivi kryesor i konsulencës është vlerësimi i rezultateve të projektit. Konsorciumi gjithashtu do të hartojë dhe udhëheqë një Sondazh për Përfituesit e këtij projekti me qëllim të:

o Konfirmimit të rezultateve

o Matjen e  ndryshimeve në ujitje si rezultat i ndërhyrjeve në projektit

o Vlerësimi i ndikimit të perceptuar të investimeve të projektit nga perspektiva e përfituesve të tij.

Raporti final do të identifikojë / dokumentojë mësimet e nxjerra dhe do të japë rekomandime që partnerët e projektit dhe palët e tjera të interesuara mund të përdorin për të përmirësuar hartimin dhe zbatimin e projekteve dhe programeve të ngjashme.

Përfundimi i kësaj kontrate parashikohet të jetë në Shtator 2018.

Related Projects

Konsulence per Monitorimin dhe Vleresimin e projektit te Burimeve Ujore dhe Ujitjes

  • Monitoring & Evaluation

Read More