Më shumë se 50% e grave dhe vajzave që janë rrezikuar nga ngacmimet nuk i raportojnë sepse kanë turp apo frikë që njerëzit do t’i gjykojnë ato apo familjet e tyre

Kjo është një nga gjetjet e studimit te tretë për “Ngacmimin seksual dhe llojet e tjera të dhunës me bazë gjinore në hapësirat publike në Shqipëri të realizuar nga IDRA Research & Consulting dhe UN Ëomen.

Ky studim shqyrton dimensionet e ndryshme të ngacmimeve seksuale dhe formave të tjera të dhunës gjinore ndaj grave dhe vajzave shqiptare në hapësirat publike urbane,dukë u përqendruar kryesisht në perceptimet e grave dhe vajzave lidhur me sigurinë dhe ndikimin që kjo çështje ka në jetën e tyre, si dhe format e dhunës që ato përjetojnë. Gjithashtu, studimi eksploron se si infrastruktura në këto bashki ndikon në sigurinë e grave dhe vajzave ashtu si dhe strategjitë që gratë dhe vajzat kanë në dispozicion për të përballuar dhunën dhe çfarë mund të bëhet për t’i bërë qytetet dhe lagjet e tyre më të sigurta.

Gjetjet e prezantuara nga studimi më poshtë janë rezultat i dy focus grupeve dhe 500 anketave të zhvilluara në bashkitë Korcë dhe Shkodër.

Raporti i plotë

ShqipAnglisht