Tiranë, 15 -16 Qershor 2020– PNUD dhe partnerët e projekti STAR 2 prezantuan rezultatet e “Vlerësimit të dytë të situatës së qeverisjes vendore në Shqipëri, një studim kombëtar i cili kombinon perceptimet e qytetarëve dhe zyrtarëve të bashkive mbi katër dimensione të Mirëqeverisjes: Efektiviteti & Efikasiteti, Transparenca dhe Sundimi i Ligjit, Llogaridhënia dhe Pjesëmarrja & Angazhimi Qyetar. Vlerësimi i parë është kryer në 2016.

Rezultatet tregojnë një përmirësim të lehtë të Qeverisjes Vendore krahasimisht me vlerësimin e parë. Ndër të katër dimesionet e qeverisjes, bashkitë vlerësohen më mirë në dimesionin e Efektivitetit & Efikasitetit, duke kapërcyer  nga 60 në 64 pikë nga 100 të mundshme, ndjekur nga Transparenca dhe Sundimi i Ligjit i cili ka shënuar një përmirësim nga 56 – 59/100 pikë krahasimisht me vitin 2016.  Llogaridhënia dhe Pjesëmarrja & Angazhimi Qyetar qëndrojnë në po të njëjtat nivele, me vlerësime respektive 59/100 dhe 50/100 pikë.

Rritja prej 4 pikësh në dimensionin e Efektivitetit & Efikasitetit lidhet me përmirësimin në vlerësimin e nën-komponentëve mbi vizionin dhe planifikimin e bashkive, bashkëpunimin me palët e treta dhe kënaqshmërinë me cilësinë së shërbimeve.

Të dhënat tregojnë përmirësim të kapaciteteve planifikuese, ndërkohë që mungesa e të dhënave të konsoliduara dhe të besueshme në nivel vendor si dhe sistemet e pamjaftueshme të monitorimit dhe raportimit mbi performancën, vijojnë të mbeten çështje sfiduese.

Transparenca dhe Sundimi i Ligjit vlerësohen me 59 nga 100 pikë, duke shënuar një përmirësim prej 3 pikësh krahasuar me vitin 2016. Gjetjet tregojnë të njëjtin nivel boshllëqesh në aksesin e informacionit mbi projektet, aktivitetet dhe shërbimet bashkiake. Perceptimi i qytetarëve mbi transparencën është më i ulët në zonat rurale dhe po ashtu aksesi në informacionin mbi projektet, aktivitetet dhe shërbimet.

Perceptimi i qytetarëve mbi korrupsionin në nivel vendor vlerësohet me 60 nga 100 pikë, duke shënuar një rritje prej 3 pikësh krahasuar me 2016. Megjithatë, strategjitë vendore, planet dhe mekanizmat për të luftuar korrupsionin në nivel vendor konsiderohen si të pamjaftueshme dhe kërkojnë më tepër vëmendje.

Në sajë të ekzistencës së mekanizmave të kontrollit dhe sistemeve për t’ju përgjigjur autoriteteve mbikëqyrëse, llogaridhënia vlerësohet me 59 pikë, i njëjtë me vlerësimin e vitit 2016. Vlerësimi tregon se krijimi i një sistemi të integruar dhe efektiv për menaxhimin e ankesave mbetet një nga sfidat më të mëdha të qeverisjes vendore.

Pjesëmarrja & Angazhimi Qytetarëve vlerësohet në të njëtat nivele me vitin 2016, 50 nga 100 pikë, duke përfaqësuar sërisht dimensionin më të dobët të qeverisjes vendore.

Nën-dimensioni i angazhimit të qyetarëve u vlerësua më ulët se në vititn 2016 dhe angazhimi në Organizatat e Shoqërisë Civile vlerësohet “shumë dobët”. Pjesëmarrja e qytetarëvë në planifikimin, zbatimin e projekteve vendore dhe monitorimin e performancës së sektorit publik vlerësohen të gjitha si “mesatare” dhe nuk tregojnë asnjë shenjë përmirësimi.

Situata e përgjithshme e angazhimit të qytetarëve ka rënë në nivelin “thuajse dobët” kur bëhët fjalë për ndërveprimin e  komunitetit me qeverisjen vendore apo OSHC. Angazhimi i kësaj të fundit mbetet shumë i ulët.

Ky vlerësim ka aplikuar një kombinim të Barometrit të Qeverisjes Vendore me teknikat e Kartës së Raportimit të Qytetarëve. Janë intervistuar 11,934 qytetarë të përzgjedhur rastësisht dhe proporcionalisht në secilën prej 61 bashkive. Përveç kësaj, vlerësimi përfshin 61 Grupe Diskutimi me zyrtarë të nivelit drejtues në secilën bashki, 61 Dialogje me Komunitetin si dhe referenca të mbledhura nga të dhënat demografike, ekonomike, sociale dhe të dhëna administrative.

Dimensionet e matura janë vlerësuar në një format pikëzimi të një shkalle nga 0 në 100 pikë dhe mesatarja mbarëkombëtare tregon se ndërsa në në 2016 vetëm 2 bashki ishin vlerësuar me mbi 70 pikë, në 2020 ky numër u rrit në 5 bashki. Një gjetje tjeter positive e cila vlen të përmendet është se, në ndryshim nga viti 2016, në 2020 asnjë bashki nuk është vlerësuar nën 40 pikë.

Në fjalën e saj të hapjes, përfaqësuesja e UNDP-së, znj. Limya Eltayeb tha: Një performancë më e mirë në këto katër këto dimensione sjell qeverisjen vendore me afër qytetarëve, vendos kohezion social, ndihmon në rritjen e standarteve të etikës të nënpunësve publik, përmirëson  efektshmërinë e ofrimit të shërbimeve duke ndërtuar kështu besim tek institucionet dhe mbështetjen e nevojshmë publike ndaj aktiviteteve të bashkive përgjatë mandateve të tyre politike dhe publike.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE në Shqipëri, z.znj///// tha: Angazhimi demokratik dhe pjesëmarrja qytetare janë një prioritet thelbësor i BE  si një indikator i qeverisjes demokratike funksionale, ndaj vlerësimi i  përgjithshëm dhe specifik i bashkive në këtë dimesion kërkon vëmendjen të veçantë dhe dedikim për të vendosur mekanizma funsional të pjesëmarrjes në vendimmarrje për të rritur besimin e qytetarëve dhe për t’I bërë të ndihen pjesë e qeverisjes vendore.

Mbi Projektin: Në vitin 2016, qeveria shqiptare, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në Shqipëri, nisi zbatimin e projektit, "Konsolidimi i Reformës Administrative dheTerritoriale - STAR2". Projekti, në për­fitim të 61 bashkive, punoni për forcimin e kapaciteteve institucionale të administratave vendore, dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe të mjedisit për angazhim qytetar aktiv, të cilat së bashku synojnë të arrijnë një qeverisje të mirë vendore në Shqipëri.

Projekti është mundësuar falë një mekanizmi financimi të përbashkët nga disa partnerë përfshirë Bashkimin Evropian, Qeveritë e Italisë, Suedisë, Zvicrës, dhe USAID e PNUD si dhe Qeverinë së Shqipërisë.

Shkarko raportin e plote: Vleresimi i Qeverisjes Vendore ne Shqiperi.pdf