U zhvillua këtë të mërkurë, në ambientet e qendrës One Stop Shop të ADISA Tiranë aktiviteti përmbyllës i Projektit – “Mbështetje për Përmirësimin e Shërbimeve Publike me në Qëndër Qytetarin” – IPSD.

Të pranishëm në këtë aktivitet Drejtori i ADISA, Lorin Ymeri, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Stephen Stork dhe Drejtuesa e Projektit IPSD, Daina Belicka theksuan se asistenca teknike që i jepet ADISA përmes zbatimit të këtij projekti ka krijuar bazën për formimin e një strukture të qëndrueshme të Ofrimit të Shërbimeve Publike në vend.

Përmirësimi i kuadrit ligjor, invetarizimi i shërbimeve, menaxhimi operacional, mënyra e ofrimit të shërbimeve, modeli i biznesit dhe ngritja e kapacitetet ishin gjashtë komponentët kryesor ku për 18 muaj u angazhuan rreth 12 ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar të drejtuar nën Konsorciumin e përbëra nga Humelica, IDRA Research & Consulting , ICON dhe GOPA.

Objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve publike përmes ndërmarrjes së reformave ligjore dhe strukturore që do të ndihmojnë në integrimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve publike.