IDRA rinovon çertifikimet ISO 20252 2012 “Për Sistemin e Menaxhimit për Kërkime Tregu, Studime Sociale dhe Sondazhe” dhe ISO 9001 2015 “Për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë”

Që prej vitit 2017, një hap përpara në standardet dhe cilësinë e kërkimeve dhe konsulencës në Shqipëri dhe Kosovë, IDRA Research & Consulting i është nënshtruar audititmit të trupës EQSC (European Quality and Safety Control) mbi përmbushjen e standardeve ISO 20252 2012 “Për Sistemin e Menaxhimit për Kërkime Tregu, Studime Sociale dhe Sondazhe” dhe ISO 9001 2015 “Për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë”.Gjatë kësaj përiudhe kemi konfirmuar edhe njëherë përmbushjen e këtyre standardeve për të gjitha fazat e kërkimeve të tregut dhe konsulencës zhvillimore, si dhe kemi zgjatur afatin e këtyre çertifikimeve deri në vitin 2023.

Këto standarde janë një garanci për klientët dhe qytetarët për cilësinë, integritetin dhe profesionalizmin e udhëheqjes së kërkimeve të tregut dhe konsulencës zhvillimore, duke garantuar zbatimin e të njëjtit protokoll si kompanitë më të mira botërore në këto fusha.

Janë katër seksione të cilat mbulojnë të gjithë procesin e një projekti kërkimor, të cilat i nënshtrohen auditimit për këto standarde. Këto seksione janë:

  • Sistemet e menaxhimi
  • Mbledhja e të dhënave
  • Menaxhimi dhe përpunimi i të dhënave
  • Raportimi i të dhënave

 

IDRA edhe si pjesë e ESOMAR do të vazhdojë të përmirësojë shërbimin duke ecur gjithmonë në një hap me zhvillimet teknlogjike, pa cënuar në ansjë rast etikën dhe integritetin e punës.