IDRA Research & Consulting është kontraktuar nga UNFPA Albania për realizimin e një studimi i cili ka në fokus mbështetjen e politikave miqësore me familjen në Shqipëri, përmes një vështrimi të politikave dhe analizës së të dhënave statistikore aktuale.

Ky studim kishte si synim krijimin e një panorame të mjedisit ligjor, ekonomik dhe shoqëror për politikat e përgjegjshme miqësore ndaj familjes në Shqipëri.

Ekspertët e IDRA-s, evidentuan përmirësimet më të fundit ligjore të shoqëruara më një analizë të thelluar të treguesve statistikorë 10 vitet e fundit për të kuptuar situatën dhe kontekstin aktual të vendit. Një komponent i rëndësishëm i studimit ishte edhe indetifikimi i praktikave më të mira nga vendet e te zhvilluara dhe vendet e rajonit

Qëllimi final i kësaj analize ishte të ndihmojë vendimmarrësit e politikave, sektorin privat dhe publikun e gjerë si dhe të nxisë fillimin e një diskutimi publik në favor të ndryshimeve që do të mundësojnë një mjedis më miqësor ndaj familjes në Shqipëri, për të mbështetur pjesëmarrjen e barabartë të grave në tregun e punës dhe përfshirjen e burrave në jetën familjare duke sfiduar stereotipet kolektive dhe nxitur mbështetjen e publikut për të realizuar ndryshimet aq të nevojshme për të gjithë.

Prezantimi i kësaj Analize u bë sot nga UNFPA dhe IDRA Research & Consulting në një aktivitet të përbashkët me Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Nën-Komisionin Parlamentar për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas.

Expanding Choices Data Analysis FF Policies Alb.pdf

Expanding Choices Legal Analysis FF Policies Alb.pdf