Jeni një ekspert në Studimin e Tregut, Ekonomi, Demokraci & Qeverisje, Zhvillim Urban, Çështje sociale, Mjedis, apo fusha të tjera?

Nëse po, ju mund t’i përgjigjeni thirrjes që IDRA Research & Consulting po bën për ekspertë të jashtëm.

IDRA mund të kërkojë ekspertizën tuaj për projektet dhe studimet e ardhshme.

Të gjithë Ju që keni të paktën 3 vite eksperiencë profesionale  në një prej fushave tematike ku operon IDRA, jeni të mirëpritur të regjistroheni në databazën e ekspertëve deri më 28 maj, 2021.

Rreth kompanisë sonë

IDRA Research & Consulting është një kompani hulumtimesh dhe konsulence zhvillimore, me seli në Tiranë (Shqipëri), Prishtinë (Kosovë) dhe Hue (Vietnam) dhe operon në rajon edhe më gjerë.

IDRA u krijua në 2006 në Tiranë, nga transformimi në kompani i njësisë së hulumtimeve të Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (www.idrainstitute.org) themeluar në vitin 2000 dhe ka më shumë se 18 vite eksperiencë në kryerjen e kërkimeve dhe ofrimin e asistencës teknike për më shumë se 300 klientë ndërkombëtarë dhe vendas.

IDRA ofron pikëpamje se pse ndodhin gjërat, parashikime për të parë se çfarë pritet në të ardhmen dhe zgjidhje inovative për të trajtuar problemet e zhvillimit.

IDRA ofron zgjidhje të integruara për krijimin, vlerësimin, transformimin dhe përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve, për të garantuar një sukses afatgjatë. Shërbimet tona janë të personalizuara sipas projekteve, ku përdoren një sërë metodologjish dhe qasjesh; Ne ofrojmë ide të reja, veprime praktike dhe rezultate krijuese për klientët tanë.

IDRA Research & Consulting kërkon individë që të kontribuojnë si ekspertë në zbatimin e suksesshëm të projekteve, në mënyrë të veçantë por pa u kufizuar në tre fusha kryesore të ekspertizës sipas strukturës së IDRA:

IDRA Advance: IDRA Advance ofron një gamë të gjerë shërbimesh të konsulencës zhvillimore për të përmirësuar tregjet, mjedisin e biznesit, qeverisjen dhe shërbimet publike. Klientët tanë janë institucionet qeveritare si dhe ato lokale, institucionet ndërkombëtare dhe kompanitë private.

IDRA Research: Ofron shërbime të plota të hulumtimit të tregut dhe opinionit për klientë privatë dhe institucione. Kjo njesi ofron shërbime të studimit të tregut në shkallë të plotë dhe me cilësi të lartë, sasiore dhe cilësore, për klientët dhe institucionet private.

Kërkimi cilësor fokusohet në gjetjen e përgjigjeve të pyetjeve: sa? sa shumë? sa shpesh? në ç’përmasa? Ne aplikojmë kërkime cilësore për t'u dhënë klientëve tanë përgjigje që kërkojnë të eksplorojnë nevojat e tyre specifike.

IDRA DiGIS: Fokusohet në sistemet e IT që mbledhin, menaxhojnë, analizojnë dhe raportojnë të dhëna për të përmbushur nevojat specifike të organizatave dhe bizneseve. IDRA DiGiS ofron shërbime në fushën e sistemeve të teknologjisë së informacionit (IT) për të dhëna inteligjente dhe GIS

Ekipi IDRA DiGIS, falë njohurive dhe përvojës së gjatë në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, ndihmon procesin e implementimit të zgjidhjeve të ndërtuara dhe transferimin e pronësisë tek klientët. IDRA luan një rol të rëndësishëm në prezantimin e programeve novatore dhe mekanizmave në mënyrë që të asistojë klientët (si institucionet publike dhe kompanitë private) në procesin e zbatimit të projekteve të tyre.

Regjistrimi

Nësë dëshironi të aplikoni dhe të shprehni interesin tuaj pë t’u bërë pjesë e databazës sonë, ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit:

__________________________________

Ju lutemi vini re se regjistrimi në databazën e ekspertëve shërben vetëm si deklarim i interesit tuaj për të bashkëpunuar me ne. Përshtatshmëria e aplikimit tuaj dhe kriteret e domosdoshme nuk kontrollohen në momentin e regjistrimit dhe ky regjistrim nuk mundëson të drejtën për të marrë detyra.