Konsorciumi i përberë nga IDRA Research & Consulting dhe kompania amerikane Mendez England Associates kanë filluar zbatimin e shërbimit të konsulencës së Asistencës Teknike për Përmirësimin e Performancës së Ujitjes, Monitorimin dhe Vlerësimin në Nivel Bashkie, në kuadër të Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes financuar nga Banka Botërore.

Në eventin e fillimit të këtij projekti ishin të pranishëm, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Cuci, kryetarët e Bashkive përfituese nga Projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes si dhe përfaqësues të lartë nga Banka Botërore.

Kryetarët e Bashkive të Lushnjës, Divjakës, Roskovecit dhe Konispolit janë angazhuar nëpërmjet një marrëveshje bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të koordinuar punën në funksion të realizimit të këtij projekti.

Për ministrin Cuci ky shërbim vjen në momentin e duhur pasi sipas tij “Tani kemi hyrë në fazën që duhet t’i përdorim me sa më shumë efiçencë këto burime të krijuara

Nga ana tjetër Team Lideri i projektit Thomas Ron beri një prezantim të shkurtër të objektivave, të cilat shkurtimisht konsistojnë në:

  • Asistencë në funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ujitjes;
  • Krijimi i Sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit për ujitjen
  • Krijimi i një Sistemi për Menaxhimin e Informacionit në ndihmë të Bashkive

Një element kyç i strategjisë së zbatimit të këtij projekti nga konsorciumi zbatues, është bashkimi i dy komponentëve kryesorë (sistemeve) në një sistem të unifikuar: Sistemi i Informacionit për Menaxhimin e Ujitjes dhe Kullimit (SIMUK).