Për shkak të situatës së jashtëzakonshme që është krijuar si pasojë e përhapjes së COVID-19, IDRA Research & Consulting ka marrë masa menjëherë për të parandaluar ekspozimin ndaj cdo rreziku të stafit dhe bashkëpunëtorëve. Ne kemi aktivizuar protokollet tona për për të parandaluar ekspozimin ndaj çdo rreziku të stafit dhe bashkëpunëtorëve.

Tashmë prej gati dhjetë ditësh, e gjithë skuadra jonë në Shqipëri dhe Kosovë ka aktivizuar protokollet e punës me orar dhe kapacitet të plotë por nga shtëpia.

Ne dëshirojmë të theksojmë se të gjitha shërbimet e ofruara nga ekipi ynë, të cilat janë të mundshme të ofrohen pa qënë e nevojshme afërsia fizike, do të vazhdojnë normalisht për të plotësuar çdo nevojë të klientëve tanë.

Nga ana tjetër, në zbatim edhe të udhëzimeve të ESOMAR (linku këtu), edhe njësia IDRA RESEARCH, si anëtare e hershme e saj, po merr masat me çdo klient për të shtyrë ose pezulluar realizimin e të gjitha aktiviteteteve të cilat krijojnë risk për studiuesit apo bashkëpunëtorët tanë në çdo nivel. Ne kemi pezulluar anketat ballë për ballë në terren, por anketat nëpërmjet telefonit (CATI) dhe ato online (nëpërmjet IDRAPOLL) vazhdojnë të jenë operacionale.

Të gjitha projektet e konsulencës zhvillimore të njësisë IDRA ADVANCE dhe IDRA DiGIS janë duke vazhduar pa u ndalur, duke zbatuar protokollet e sigurisë. Jemi në dispozicion të plotë të klientëve tanë edhe në këtë periudhë.

Ju kujtojmë se me punonjësit tanë mund të kontaktoni si zakonisht përmes emaileve apo numrave të kontaktit të tyre si dhe përmes postës elektronike zyrtare të kompanisë: idra@idra.al

Ne urojmë që kjo periudhë izolimi të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Besojmë fuqimisht që së bashku do ta fitojmë këtë luftë me virusin COVID-19. Qofshi të sigurtë e të shëndetshëm!

Udhëzimi i ESOMAR mbi situatën e COVID-19

Skuadra IDRA