Mbeshtetje per Permiresimin e Ofrimit te Sherbimeve Publike me ne Qender Qytetarin

  • Economic Growth
  • Democracy & Governance

Projekti i financuar nga Bashkimi Europian "Mbështetje për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike me në qendër qytetarin" (IPSD) është pjesë e reformës së ofrimit të shërbimeve publike, e drejtuar nga iniciativa "Inovacioni kundër Korrupsionit: Ndërtimi i një modeli për ofrimin e shërbimeve publike me në qendër qytetarin" e ndërmarrë nga Qeveria e Shqipërisë në vitin 2014. Projekti zbatohet nga një konsorcium, që përfshin Humelica (drejtues i konsorciumit - Belgjikë), GOPA Consultants (Gjermani), ICON Institute (Gjermani) dhe IDRA Research & Consulting (Shqipëri)

Read More

Plani i Pergjithshem Vendor i lidhur me Planifikimin Afatmesem te Buxhetit - Bashkia e Klosit

  • Urban Development

Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë së Klosit është rezultat i angazhimit të bashkisë për t'iu përgjigjur siç duhet detyrimeve ligjore, posaçërisht pas Reformës Administrative në vitin 2015, por kryesisht për të garantuar një administrim të mirë në territorin e saj dhe për të krijuar themelet për një zhvillim të qëndrueshëm në 15 vitet e ardhshme dhe më gjerë. Projekti i Planit të Përgjithshëm Vendor zbatohet nga Bashkia e Klosit, me mbështetjen teknike të IDRA Research and Consulting Sh.P.K. dhe Programin për Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal (dldp) të Helvetas Swiss Intercooperation.

Read More

Studimi i Fizibilitetit per ndarjen e Sporteleve nga zyra e mbeshtetjes per sherbimet publike

  • Democracy & Governance
  • Monitoring & Evaluation

Konsorciumi i perbere nga Ernst & Young dhe IDRA ka marre nje kontrate nga ADISA (Qendra e Ofrimit te Sherbimeve Publike te Integruara) per te ndermarre nje studim fizibiliteti per ndarjen e sporteleve te sherbimeve publike. Objektivi i studimit eshte te krijoje nje skeme kostoje te sherbimit ne sportel, te shohe mundesine e perqendrimit te sherbimeve apo te kontraktimit te jashtem te tyre me qellim luften kunder korrupsionit dhe rritjen e cilesise se sherbimit, transparences, pergjegjshmerise dhe eficences.

Read More

Marreveshja e Pragut per Sfiden e Mijevjecarit (MCC)

  • Economic Growth
  • Democracy & Governance
  • Monitoring & Evaluation

Programi II i Sfides se Mijevecarit (2008-2011) mbeshteti reforma ne i) Administrimin e taksave, ii) Licensimin e biznesit, iii) Planifikimin Territorial dhe iv) Perfshirjen e biznesit dhe shoqerise civile ne vendimmarrje. IDRA ishte nen-kontraktore kryesore e Chemonics (USA) duke kryer Monitorim- Vleresimin e projektit, anketa dhe trajnime per administraten publike.

Read More