Hyrje
Intervistuesi/Anketuesi ka nje rol shume te rendesishem ne punen qe kryen IDRA Research & Consulting. Puna jone mbeshtetet ne informacionin qe merret nga intervistuesit. Cilesia e ketij informacioni ndikon drejperdrejt ne produktet dhe sherbimet qe ne ofrojme. Prandaj ne konsiderojme punen e intervistuesit si nje pune me pergjegjesi e cila kerkon perkushtim nga ana e personave qe do te punojne ne kete pozicion.
1. INFORMACION I PËRGJITHSHËM MBI ANKETIMET
Per te kuptuar se si eshte supa nuk eshte e nevojshme te hame gjithe pjaten...mjafton nje luge
Ankete (Sondazh) eshte nje metode per mbledhjen e nje informacioni sasior nga nje kampion individesh per ceshtje te ndryshme. Anketimet jane sot shume popullore dhe perdoren gjeresisht nga kompanite private, partite politike, media, qeveria dhe organizata te ndryshme.
Për shembull,
Anketimet mund të kryhen përmes mënyrave të ndryshme duke përfshirë telefonin, takimet direkt, me postë,internet, etj. Menyra me e perdorur nga IDRA Research & Consulting per anketimet eshte anketimi i ashtuquajtur balle-per-balle, ku nje intervistues i cili punon per IDRA Research & Consulting kryen nje interviste me nje person te perzgjedhur nepermjet nje pyetesori te pergatitur paraprakisht.
Në një anketim të besueshëm, kampioni nuk përzgjidhet në mënyrë arbitrare ose me persona të cilët kanë dëshirë që të marrin pjesë. Ata përzgjidhen shkencërisht në mënyrë që çdo anëtar i popullatës të ketë një mundësi të njohur dhe pozitive përzgjedhjeje. Duke vepruar në këtë mënyrë, rezultatet në mënyrë të besueshme projektohen nga kampioni tek popullata.
Informacioni mblidhet sipas proçedurave të standartizuara në mënyrë që çdo individi t’i kryhen të njëjtat pyetje dhe në të njëjtën mënyrë. Qëllimi i anketimit nuk është që të përshkruajë individët të cilët, marrin pjesë në anketim por që të japë një profil të caktuar të të gjithë popullatës.
2. INFORMACION I PERGJITHSHEM MBI PUNEN E INTERVISTUESIT
Cila eshte puna e nje intervistuesi?
Ju duhet te bindni njerezit e perzgjedhur te marrin pjese ne anketim dhe ti pergjigjen pyetjeve tona me sinqeritet. Detyra juaj eshte qe te merrni nga te intervistuarit nje pergjigje te qarte dhe te plote per pyetjet qe i adresohen. Dhe keto pergjigje, ti shenoni ne nje forme te tille, qe dikush tjeter te jete ne gjendje te kuptoje, se cfare u bisedua dhe cfare u tha gjate intervistes. Intervista me e mire ne bote nuk ka asnje vlere nese ajo qe ndodh eshte nje ”sekret” midis anketuesit dhe te intervistuarit. Puna e nje intervisutesi matet nga dy parametra. Sasia (sa anketa zhvillon) dhe cilesia (si i zhvillon keto anketa. Ne cfaredo rasti Cilesia eshte ajo qe mbizoteron ne keto dy parametra. Pra ne jemi te interesuar per ”intervista te kryera me cilesi” me shume se sa per ”sa me shume intervista”.
Përpara fillimit të çdo pune kërkimore/ankete intervistuesit/anketuesit trajnohen paraprakisht nga stafi i IDRA Research & Consulting per te gjitha ceshtjet specifike te atij anketimi.
Intervistuesi duhet që: