POLITIKA E SIGURIMIT TË CILËSISË

 Që nga themelimi i saj në vitin 2006, IDRA ka dhënë zgjidhje dhe përgjigje për pyetjet rreth kërkimit dhe zhvillimit për një numër të madh klientësh vendas dhe ndërkombëtar, privat dhe publik. Reputacioni ynë është ndërtuar mbi bazën e të dhënave të sakta, të shpejta, rezultateve te volitshme dhe zgjidhjeve zhvillimore per produkte dhe shërbime te ndryshme.

Përparësitë tona janë formuluar në mënyrë të thjeshtë por të rëndësishmë për proçesin e hulumtimit dhe zhvillimit janë:

  • Të kuptuarit e plotë të nevojave dhe objektivave të klientit
  • Saktësia e të dhënave
  • Integriteti
  • Konfidencialiteti për Klientit & Të intervistuarit (kur nevojitet)
  • Analiza depërtuese që i shërbejnë parashikimeve te nevojshme
  • Zgjidhje inovative për zhvillim

Është përgjegjësia jonë që:

  • Të kryhen hulumtime dhe shërbime konsulence me standartet më të larta, si dhe rritja e kënaqësisë së konsumatorit në përputhje të plotë me nevojat e klientit.
  • Integrimi i praktikave më të mira të menaxhimit të cilësise në veprimtarinë tonë.
  • Përputhje me të gjitha ligjet dhe rregullat përkatëse.
  • Monitorim i vazhdueshëm i performancës tonë dhe përmirësim aty ku shihet e nevojshme.
  • Të sigurohemi që i gjithë personeli që punon për ose në emër të IDRA janë të vetëdijshëm dhe kuptojnë kërkesat në lidhje me cilësisë.
  • Zbatimi i programeve te trajnimit për stafin për të rritur ndërgjegjësimin për problemet e lidhura me cilësinë dhe të inkurajohen për përmirësimin e performancës së Kompanisë.
  • Rishikimi i politikës së sigurimit të cilësisë të paktën një herë në vit për t’u siguruar që është ende në përputhje me objektivat e IDRA dhe me atë që synojmë të arrijmë si kompani.