Vlerat e IDRA tregojne se cilët jemi dhe si ne kryejmë punën tonë. Këto janë vlera që udhëheqin sjelljen dhe marrëdhëniet tona me klientët, partnerët, komunitetin dhe njeri-tjetrin. Jeta dhe puna jonë e përditshme udhëhiqen nga këto vlera. 

  • Kurioziteti 
Ne jemi të pajisur me një dëshirë të madhe për të njohur dhe kuptuar, dhe e kanalizojmë këtë dëshirë për të krijuar risi dhe për tu përmirësuar vazhdimisht
  • Integriteti 
Përherë, në kryerjen e punës sonë. ne bazohemi në kodet e moralit dhe etikës. Ketu përfshihen cilësitë e korrektësisë, tërësisë, saktesisë, dhe pajtueshmërisë me kriteret e kërkimit.
  • Besnikëria 
Kompania jonë ndan të njëjtat vlera me ne dhe sëbashku ushqejmë përkushtim të ndërsjelltë.
  • Profesionalizmi 
Stafi i IDRA ruan parimet, rregullat, etikën dhe standartet e profesionit të vet.
  • Novatorizmi 
Ne vazhdimisht kërkojmë zgjidhje novatore në punën tonë dhe e konsiderojmë Novatorizmin si forcën udhëheqëse të sipërmarrjes dhe zhvillimit.
  • Respekti 
Ne shfaqim konsideratë dhe vleresojmë meritat, cilësinë, aftësinë dhe rëndësinë e kolegëve, partnerëve, klientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.
  • Ndershmëria 
Eshtë cilësia jonë e të komunikuarit dhe të vepruarit me vërtetësi.
  • Bashkëpunimi
Ne jemi individë të cilët krijojnë një grup sinergjik duke punuar së bashku drejt një qëllimi të përbashkët.
  • Përkushtimi 
Ne jemi të përkushtuar ndaj klienteve tanë. Suksesi i tyre është njësia jonë matëse.