Koordinator Projektesh, Mjedis & Energji - Pozicion i hapur

IDRA është një kompani lider në fushën e kërkimit dhe konsulencës zhvillimore, me veprimtari në rajonin e Ballkanit e më gjerë. Ne ofrojmë Përgjigje te thelluara mbi “Pse-të” e ndodhive të ndryshmë, Largpamësi mbi pritshmëritë e mundshme dhe Zgjidhje Inovative mbi problematiket zhvillimore.

IDRA Advance është një ndër katër njësitë kryesorë të kompanisë, e cila ofron zgjidhje për përmirësimin e tregut, mjedisit të biznesit, qeverisjes dhe shërbimeve publike. Klientët tanë përfshijnë qeveri kombëtare, njësitë e qeverisjes vendore, institucione ndërkombëtare dhe kompani private.

 Ne po kërkojmë një Koordinator Projektesh entuziast, nën programin e Mjedisit & Energjisë, pjesë e njësisë së IDRA Advance.

Përgjegjësitë

 Koordinon programin e Mjedisit & Energjisë në njësinë IDRA Advance

  • Mundëson koordinimin strategjik në fushën e programit të Mjedisit & Energjisë
  • Në bashkëpunim të ngushtë me Drejtuesin e Njësisë, mbikëqyr përgatitjen e planeve të punës për të gjitha aktivitetet në portofolin e programit dhe kryen monitorimin e vazhdueshëm të planeve të punës të projekteve.
  • Siguron raportimet në kohë dhe cilësi, sipas planeve të punës.
  • Krijon dhe ndjek partneritetet strategjike;
  • Ndjek mobilizimin e burimeve për programin e Mjedisit & Energjisë, siguron shpërndarjen e burimeve me cilësi të lartë & kosto efektive, dhe në bashkëpunim të ngushtë me nivelin drejtues, është përgjegjës për arritjen e objektivave vjetore të mobilizimit të fondeve.
  • Përgatit projekt propozime dhe dokumentacion të cilësisë të lartë lidhur me projektet
  • Siguron koordinim efektiv për ekipet e projektit në fushën e programit.
  • Mban lidhje të vazhdueshme me programet/projektet e tjera të kompanisë, institucionet, agjencitë dhe aktorët e tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë që lidhen me cështjet e Mjedisit & Energjisë apo të cilët japin mbështetje në këtë fushë.
  • Shërben si pikë kontakti për klientët dhe garanton përmbushjen e kontratave nga pikëpamja e raportimit
  • Merr pjesë në zhvillimin e detyrave teknike duke përfshirë analizimin, raportimin dhe elemente të tjerë që lidhen me produktet e punës.

 

Kualifikimet & Kriteret

  • Diplomë Universitare në fushën e Shkencave Mjedisore, Burimeve Natyrore, Bujqësisë apo fushave të tjera të ngjashme te komplmentuara me përvojën e përshtatshme ne fushën e Mjedisit dhe Energjisë.;
  • Të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushën e Mjedisit & Energjisë
  • Njohuri të politikave të Mjedisit dhe Energjisë
  • Aftësi shumë të mira në gjuhën Angleze dhe zotësi për të përgatitur raporte në këtë gjuhë
  • Eksperiencë në menaxhim projektesh dhe përvojë në bashkëpunime me Qeverisjen Qendrore/Vendore dhe/ose Agjenci shtetërore
  • Aftësi shumë të mira për të menduar në formën kritike, për të identifikuar çështje dhe mundësi, për të ofruar zgjidhje dhe për të ndërtuar konsensus midis një sërë grupesh interesi.
  • Aftësi shumë të mira për të bashkëpunuar efektivisht me ekipin, partnerët dhe klientët
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikuese (të folur dhe të shkruar).
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi në Microsoft Office
  • Aftësi për të punuar në një mjedis me intensitet të lartë pune dhe aftësi për të përmbushur afatet nën presion.
  • Person me iniciativë dhe aftësi për të punuar si në formë të pavarur, ashtu edhe duke bashkëpunuar në ekip.

Aseti ynë  më i mirë është stafi. Ne punësojmë personat  më të motivuar, bashkëpunues, kuriozë dhe me dëshirën për të sjell risi. Mund të aplikojnë vetëm ata të cilët janë gati për një sfidë dhe dëshirojnë një angazhim të vërtetë në vendin e tyre të punës.

 Ne ofrojmë një pagë mjaft konkurruese, dhe një mjedis të shkëlqyeshëm pune në një kompani e cila zhvillohet me ritme shpejta.

Ju bën ndopak kuriozë dhe të interesuar kjo thirrje? Mezi presim të shohim aplikimin dhe CV- në Tuaj në adresën jobs@idracompany.com

Aplikimet janë të hapura deri më 30 Janar 2021.