Praktikë profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit

Nëse po kërkon të përforcosh njohuritë e tua në një ambient me profesionistë të rinj, IDRA është vendi i duhur për ty. Nëpërmjet programit tonë më të ri të praktikave të punës, studentët në vitet e tyre të Bachelor-it dhe Master-it do të mund të përfshihën në punën e vrullshme të kompanisë sonë.

INVESTO NË TË ARDHMEN TËNDE PROFESIONALE

IDRA po kërkon vajza dhe djem të rinj, studentë në programet Bachelor/Master, për t’ju bashkuar skuadrës sonë si praktikantë për një përiudhë 3 mujore. Gjatë kësaj kohe, ju do të keni mundësinë të njiheni më nga afër me punën tonë, sistemet dhe projektet që ne kemi apo për të cilat jemi duke punuar. Secili prej jush do të ketë një person udhëheqës nga stafi ynë i/e cila do të ndjekë praktikën tuaj të punës.

IDRA ka një staf plot me profesionistë të rinj, të gatshëm për t’ju treguar gjithcka mbi kompaninë dhe proceset e punës. Këtu do të gjeni një ambient miqësor dhe mbi te gjitha shumë pasion për punën. Kemi vënë në dispozicion dy vende për praktikantët të cilët duan të na bashkohen ndaj aplikoni sepse vendet janë të limituara.

Programi ynë i praktikave i mundëson studentëve apo të sapodiplomuarve mundësinë për të aplikuar në praktikë njohuritë që kanë marrë gjatë viteve të studimit. Nëpërmjet programit tonë, praktikantët mund të rriten profesionalisht duke investuar në të njëjtën kohë në aftësi të tjera shumë të nevojshme për tregun e sotëm të punës si komunikimin me stafin, punën në grup, aftësi koordinuese, etj. Investo në të ardhemn tënde profesionale dhe puno me një staf të dedikuar dhe profesionistë.

Dërgo një letër motivimi dhe CV-në tënde në adresën digis@idra.al

Lexo më shumë