Dëshironi të filloni një karrierë si analist/hulumtues të dhënash tek IDRA Research & Consulting

Keni njohuri, prirje apo dëshirë për t’u investuar në përpunime statistikore apo vizualizime të dhënash?

E njihni mirë gjuhën angleze?

Nëse keni një mendje analitike të fortë aq sa për të dalë mirë në testin tonë të AFTESIVE ANALITIKE (të merrni notën 9 ose 10) atëhere keni mundësinë pë tu punësuar menjëherë pranë kompanisë sonë dhe të filloni një karrierë të dëshiruar në një punë sfiduese por edhe shpërblyese.

Testi është në gjuhën angleze (prandaj njohuritë në gjuhën angleze duhet të jenë shumë të mira) dhe kryhet online, duke i nxjerrë rezultatet menjëherë në mënyrë automatike.

Nëse dëshironi ta kryeni këtë test, ju lutem plotësoni aplikimin me të dhënat tuaja më poshtë.

Kompania pasi të vlerësojë aplikimin tuaj dhe ta gjykojë atë të vlefshëm, do t’ju kontaktojë për tju dorëzuar linkun ku mund të kryeni testin online.

Shënim: Plotësimi i aplikimit nuk nënkupton automatikisht hyrjen për në testim. Vetëm ata që do të përzgjidhen nga kompania do të kontaktohen për të kryer testin.

Detajet personale