In Albanian only!

-------------------------------

Specialist i GIS

Afati i aplikimeve - 30.10.2019

IDRA kërkon të punësojë një specialist të  sistemeve te informacionit gjeografik (GIS). Specialisti do ti bashkohet ekipit te njësisë IDRA DiGIS duke bashkëpunuar ngushtë si me njesinë e IDRA Research për analizën dhe prezantimin e të dhënave ashtu edhe me njësine e konsulencës zhvillimore (IDRA Advance) për fushën e planifikimit urban. 

Detyra:

  • Të mbledhë, organizojë, përpilojë dhe mirëmbajë të dhëna tematike gjeografike, si: të dhëna ekonomike, sociale, demogragike, administrative-territoriale, të përdorimit të tokës, mjedisit, infrastrukturës, transportit, etj.
  • Të mbledhë, analizojë dhe integrojë të dhëna hapsinore në database (GIS), nga burime të ndryshme (duke përfshirë: censuse, vëzhgime në terren, imazhe satelitore, të dhëna vektoriale, harta ekzistuese, etj.) dhe të përcaktojë saktësinë, vlefshmërinë dhe përshtatshmërinë e tyre në raport me formatin e Regjistrit Kombëtar.
  • Të menaxhojë të dhënat në database dhe t’i përditësojë ato përmes dixhitalizimit ose inputeve direkte të informacionit koordinativ duke përdorur parimet hartografike që përfshijnë sistemin koordinativ, gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike, lartësinë, topografinë dhe shkallët e hartave.
  • Të sigurojë cilësinë, saktësinë dhe burimin e të dhënave që hyjnë në databazat GIS.

 

Aftësite:

  • Të kete eksperienca dhe të njohe programe GIS
  • Njohuri bazë gjeodezike/gjeografike
  • Njohje bazë të koncepteve të menaxhimit të të dhënave në databaza relacionale (të ndërlidhura)
  • Aftesi për te mirëmbajtur sistemet GIS hardvvare, softvvare, plotera, printera, skanera dhe pajisje të ngjashme
  • Aftësi bazë për analiza statistikore dhe veprime matematikore për qëllime kërkimi
  • Të ketë njohje të mirë të programeve bazë të paketës Microsoft Office
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në përpunimin e imazheve grafike për qellime prezantimi si: harta, grafiqe, skema, tabela, tregues, etj.
  • Njohja e anglishtes (e folur dhe e shkruar) është e domosdoshme
  • Aftesi te mira komunikimi ne te shkruar dhe te folur.
  • Dëshirë iniciative për tu thelluar në njohuritë e sisteme/softwareve GIS ne mënyrë të pavarur

 

Arsimi:

  • Master Shkencor në Planifikim Urban, Urbanistikë, Gjeodezi, Informatikë, Matematike apo fushë tjetër relevante.

 

Avantazhe:

  • Të ketë njohuri të mira të programeve alternative GIS. (preferohet te kete punuar me QGIS)
  • Të jetë i njohur me praktikat, kërkesat dhe specifikimet kombëtare të regjistrimit të informacionit gjeodezik dhe GIS në

Aseti ynë më i mirë është stafi jonë. Ne punësojmë ata që janë më të motivuarit, më bashkëpunuesit, më kuriozët dhe më me intuitë. Vetëm ata që dëshirojnë një sfidë dhe kërkojnë një angazhim të vërtetë duhet të aplikojnë. 

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV tuaj dhe nje letër motivimi ne adresën idra@idra.al me titullin "Specialist i GIS" 

 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.