Aplikim per Anketues - IDRA Research

IDRA Research & Consulting është një kompani shqiptare e specializuar në shërbimet e kërkimit të tregut dhe këshillimin e biznesit.

Ne ofrojmë sherbime për projekte kërkimore të tipit anketime apo projekte cilësore të tipit grupe diskutimi apo intervista në thellësi.

Anketa (Sondazhi) është një metodë për mbledhjen e një informacioni sasior nga një kampion individësh për cështje të ndryshme. Anketimet janë sot shumë popullore dhe përdoren gjerësisht nga kompanitë private, partite politike, media, qeveria dhe organizata të ndryshme. Anketimet mund të kryhen përmes mënyrave të ndryshme duke përfshirë telefonin, takimet direkt, me postë, internet, etj. Menyra më e përdorur nga IDRA Research & Consulting për anketimet është anketimi i ashtuquajtur ballë-për-ballë, ku një intervistues i cili punon për IDRA Research & Consulting kryen një intervistë me një person të përzgjedhur nëpërmjet një pyetësori të përgatitur paraprakisht.

INFORMACION I PËRGJITHSHËM MBI PUNËN E INTERVISTUESIT

Cila është puna e një intervistuesi?

Ju duhet të bindni njerëzit e përzgjedhur të marrin pjesë në anketim dhe ti pergjigjen pyetjeve tona me sinqeritet. Detyra juaj është që të merrni nga të intervistuarit një përgjigje të qartë dhe të plotë për pyetjet që i adresohen.  Dhe keto përgjigje, ti shënoni në një formë të tillë, që dikush tjetër të jetë në gjëndje të kuptojë, se cfarë u bisedua dhe cfarë u tha gjatë intervistës. Puna e një intervisutesi matet nga dy parametra. Sasia (sa anketa zhvillon) dhe cilësia (si i zhvillon këto anketa). Ne cfarëdo rasti Cilësia është ajo që mbizotëron në këto dy parametra. Pra ne jemi të interesuar për ”intervista të kryera me cilësi” më shumë se sa për ”sa më shumë intervista.

Trajnimi

Përpara fillimit të çdo punë kërkimore/ankete intervistuesit trajnohen paraprakisht nga stafi i IDRA-s për të gjitha cështjet specifike të atij anketimi.

Trajnimi përfshin:

  • Prezantimin e studimit dhe qëllimin e tij
  • Shpjegimin e detajuar të metodologjisë që do ndiqet në terren për përzgjedhjen e personave që do anketohen
  • Instruksione në lidhje me përdorimin e tabletave
  • Lexim dhe shpjegim i detajuar për cdo pyetje të pyetësorit
  • Përcaktimi i numrit të intervistave dhe zonave ku do punojë cdo intervistues

Pas trajnimit, intervistuesi mund të fillojë punën në terren (në zonat që i janë përcaktuar nga kordinatori), gjithmonë duke respektuar në mënyre rigoroze metodologjinë që i është shpjeguar në trajnim.

Intervistuesi mund të punojë  sipas orareve fleksibël për të, mjafton të respektojëafatin kohor të mbylljes së intervistve.

Gjithashtu, intervistuesi duhet  të ndihet i lirshem ta kontaktojë kordinatorin për cdo paqartësi apo problem që mund të dalë gjatë punës.

Pasi intervistuesi i perfundon intervistat që i janë përcaktuar për të kryer , puna e tij  korrigjohet dhe verifikohet.

Intervistuesit që kanë punuar mirë vlerësohen dhe angazhohen pranë IDRA-s në projekte të tjera në të ardhmen, ndërsa ata, puna e të cilëve ka dalë me probleme gjatë procesit të kontrollit, përjashtohen dhe nuk mund të punojnë më në vazhdim në kompaninë tonë.

Për të aplikuar, plotësoni të dhënat tuaja më poshtë:

 
vjeç
 
Qytetet në të cilat jeni i/e interesuar të punoni si intervistues/e (renditini sipas interesit):
   
Eksperienca pune nëse keni:
 
Ku e keni lexuar këtë njoftim: